Site icon Prishtinapress

Sot, regjistrohet viktima e dytë nga COVID-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se nga kjo komunë sot kanë ndërruar jetë dy persona të prekur me COVID-19.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për dy bashkëqytetarët e tij, prokurorin Ismet Ukshini si dhe 75 vjeçarin Rexhep Baxhakun i cili ka shërbyer si taksist.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Exit mobile version