4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Sot ra kufiri, sot ra Kushtetuta – Nuk ka me ”ne” dhe ”ata” – Kosovë dhe Shqipëri jemi NJË

Një qytetar nga Fieri ka bërë një shkrim shumë emocionues për ndihmën që dha sot populli i Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?”, ka shkruar qytetari.“Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukës. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?”

“Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

“Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.”

“Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.”

“Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.”

Një tërmet prej 6.4 Richter goditi në orët e hershme të së martës Durrësin me rrethinë. Deri më tani ky tërmet ka shkaktuar 23 viktima, por numri po shkon duke u rritur për shkak se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Populli i Kosovës është solidarizuar me viktimat dhe njësite të FSK’së dhe Policisë së Kosovës kanë shkuar të parët që të ndihmojnë shqiptarët në Shqipëri. Ndihma të mëdha janë dërguar edhe nga qytetarët të cilët të organizuar kanë ofruar veshmbathje, pako me ushqim, batanije, ndihma në të holla etj…

Ndryshe, tërmeti ka ndodhur vetem dy ditë para festës së flamurit, festa e vetme e të gjithë shqiptarëve edhe brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles