6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sot pritet të lirohen 95 persona nga karantina në Qendrën e Studentëve

Sot do të lirohen 95 persona nga karantina në  konviktet e Qendrës së Studentëve, pasi të shtunën dolën negativë në testin për coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur dje infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se ky është grupi i tretë që po testohen.

“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!”, ka shkruar ai.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë ditës së premte IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve dhe se 35 prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19 dhe një pozitiv.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe pesë raste të të infektuarve me coronavirus në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 140.

Gjithashtu, më 4 prill janë shëruar edhe shtatë pacientë që kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 23.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles