Site icon Prishtinapress

Sot nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e ky është vendi

Sot pritet të fillojë zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, e njohur si #Defender21.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila njofton se ka kënaqësinë të shoh anijen Bob Hope, të SHBA-së, të ketë arritur në Durrës të Shqipërisë.

”#Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope që ka mbërritur në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. Dy anije të tjera do të bashkohen. ️️ #KrahPerKrah”! ”, shkruan Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Exit mobile version