3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Sot mblidhet Qeveria e Kosovës, do të shqyrtohen masat anti-COVID

Qeveria e Kosovës do të mblidhet gjatë ditës së sotme.

Nuk është bërë e ditur ora se kur do të mbahet mbledhja e Qeverisë, por jo zyrtarisht mësohet se takimi i Qeverisë do të mbahet në orën 19:00.

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e mbledhjes së kabinetit qeveritar, por pritet që Qeveria të shqyrtojë masat e reja anti-COVID.

Ndërkohë që më 5 prill qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Ndërsa të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti takim virtual me kryetarët e Komunave ku u diskutua për masat anti-COVID.

Për çka pas këtij takimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL deklaruan se nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat strikte shëndetësore.

Jo zyrtarisht mësohet se nga masat aktuale kufizimi i lëvizjes do të mbetet në fuqi, ndërsa do të hapen qendrat tregtare dhe gastronomia.

Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles