Site icon Prishtinapress

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia.

Iniciues i kësaj seance është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa seanca do të mbahet në ora 11:00.

Ndryshe, ditë më parë, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës, raporton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.

“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një ‘Coronavirus’ në Kosovë”, kishte thënë Haradinaj.

Ai lidhur me çështjen e taksës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e organizimit të protestave.

Exit mobile version