7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sot diskutohet për gjendjen e komunave të Kosovës me pandeminë COVID-19

Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media takohen me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen në komunat e Kosovëse si pasojë e pandemisë COVID-19.

Takimi mbahet në orën 13:00.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për vetëm një rast të ri COVID-19 në vendin tonë, kurse 15 të infektuar janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR dje janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2 është konfirmuar vetëm një rast, përcjell Telegrafi.

Pas rastit të konfirmuar, ka arritur në gjithsej 989 numri i të infektuarve, kurse i të shëruarve në 769  dhe gjithsej 29 raste të vdekjes të infektuarve me virusin COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles