9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Soros i reagon Macronit, ndërkaq Thaçi kërkon debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së

Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me refuzimin e hapjes së negociatave nga ana e Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai me anë të një postimi në Twitter teksa shpërndan mesazhin Karl Bild, pyet presidentin francez Emmanuel Macron se, “si e pret zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se duhet të ketë një debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së.

“Nuk duhet të lëmë krijojmë tabu dhe të lejojmë që paragjykimet dhe stereotipet të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Në këtë aspekt, unë e mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin.

Po ashtu, kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se shtyrja e hapjes së negociatave do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles