Site icon Prishtinapress

Sonte fillon llogaritja verore e kohës

Sonte, në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja verore e kohës, kur akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orën 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar orën 03:00.

Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Exit mobile version