Site icon Prishtinapress

Solskjaer me startin më të mirë në histori të Manchester United

Manchester United mposhti Tottenhamin me rezultat 0-1 në ndeshjen e Premierligës.

Kjo ishte fitorja e pestë në po aq ndeshje në ligë për trajnerin e Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskajer.

 

Duke llogaritur edhe ndeshjen e Kupës, norvegjezi ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara që kur u emërua trajner.

Ai ka barazuar rekordin e Sir Matt Busbyt të 5 fitoreve në pesë ndeshjet e para në ligë (1946), derisa është bërë trajneri i parë që fiton 6 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet për Manchester Unitedin.

Exit mobile version