Site icon Prishtinapress

Smajl Latifi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Latifi këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar se ftesën e ka pranuar sot për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, duke mos treguar në çfarë cilësie.

Ndër të tjera Latifi ka shkruar se beson në drejtësinë dhe se asnjëherë nuk do të hezitoj të vihet në mbrojtje të të drejtës për liri e dinjitet njerëzor e kombëtar duke shtuar se është i gatshëm të përballet me çfarëdo sfide.

“Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe. Jam thellësisht i bindur se asnjë forcë në botë nuk do të arrijë të përbalt luftën tonë të drejtë çlirimtare, sepse mbi çdo skenar dashakeqës qëndron parimi i popujve për liri dhe të drejta kombëtare. Prandaj, luftërat çlirimtare nuk mund të gjykohen, sepse përmbajnë në vete parimin e shëndoshë të humanizmit dhe të drejtësisë. Parime këto të përqafuara dhe të përfaqësuara nga kombet e civilizuara e të përparuara të botës Perëndimore”, ka shkruar Latifi.

Exit mobile version