Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19.
Projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.
Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.
Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës.
“Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë. /KP/