6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj/Shpenzimet për dreka e darka, në rënie

Komuna e Skenderajt ka shfaqur disiplinë financiare dhe menaxhim më të mirë të kontrollit të përgjithshëm mbi resurset publike.

Te menaxhimi i financave publike merret për bazë reduktimi i shpenzimeve të ashtuquajtura “shpenzim luksi” ku hyjnë drekat e darkat zyrtare, udhëtimet jashë vendit dhe veprime të tjera që ndikojnë në buxhetin publik të komunës.

Në vitin 2017 për këtë kategori ishin shpenzuar 29 mijë e 684 euro, kurse vetëm një vit më vonë, po për të njëjtën arsye ishin shpenzuar 27 mijë e 480 euro, ndërkohë që trendi në rënie ka vazhduar edhe pas kësaj periudhe, bazuar në raportet zyrtare të shpenzimit të buxhetit.

Ndërkaq, te menaxhimi i resurseve dhe pasurive publike kategorizohet shfrytëzimi i veturave zyrtare, të cilat tani janë duke u shfryrëzuar vetëm për raste të domosdoshme, por jo edhe për nevoja personale e private të zyrtarëve publik.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në fillim të mandatit të tij në krye të Skenderajt, kishte deklaruar shfrytëzim minimal të veturave zyrtare dhe kontrollim të rreptë të shpenzimit të parasë pubkike.

“Mendoj se një nga premtimet e mia që prej se jam në krye të Komunës së Skenderajt, që ka të bëjë me menaxhimin e parasë publike, jam duke i përmbushur gjatë këtyre dy viteve si kryetar. Secili qytetar sot mund të bindet me këtë konstatim timin. Dhe po kështu, pra me këtë shembull të mirë të kujdesit të çdo gjëje që është pronë publike, do të vazhdohet sa të jemi këtu”, thotë kryetari Jashari.

Komuna e Skenderajt, që prej se Jashari u zgjodh për të udhëhequr me qytetarët e saj, ka filluar për herë të parë publikimin e kontratave publike.

Në faqen zyrtare të komunës në internet sot kushdo që mund të ketë qasje dhe ka interes, mund t’i shoh të gjitha kontratat e nënshkruara me operatorë të ndryshëm ekonomik, që kanë të bëjnë me projekte kapitale, furnizime e shërbime, e të cilat burim financimi kanë buxhetin e komunës.

Ky veprim, që u ndërmorr për herë të parë në histori të komunës së Skenderajt, e ku është publikuar çdo faqe e kontratës së nënshkruar, ka dal të jetë përmbushje e premtimit që kryetari Jashari kishte dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, kah fundi i vitit 2017.

“Transparencë e plotë dhe llogaridhënie”, kishte qenë njëri nga premtimet e tij. Për publikimin e kontratave publike, kishte vlerësime pozitive nga shumë organizata vendore që merren me monitorimin e punë së organeve komunale.

Edhe USAID-i, si agjenci shtetërore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kishte përmendur Komunën e Skenderajt në një deklaratë publike si ndër komunat e para që i hapë kontratat, duke fuqizuar kështu transparencën karshi qytetarëve të saj. (TV Drenica)

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles