9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj, shërohen nëntë persona të prekur nga COVID-19

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se nëntë persona janë shëruar në 24 orët e fundit në këtë komunë, ndërsa janë vetëm dy raste të reja me coronavirus.

“Sapo u informuam nga IKSHP që 9 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe po ashtu sot kemi dy raste të reja pozitive me korona virus. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe tani dy rastet me infeksion do të futen në vetizolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Skenderaj, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars në vendin tonë e deri më tash, ka gjithsej 36 raste me coronavirus.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles