5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj: Familja Dervishaj bëhet me shtëpi, edhe shtatë të tjera priten të ndërtohen së shpejti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me humanistin Halil Kastrati, kanë dhënë një lajm të mirë, pasi familja e Gani Dervishajt nga fshati Kostorc, është bërë me shtëpi të re, kurse edhe 7 familjeve tjera do t’u ndërtohen shtëpitë.

Këtë e ka bërë të ditur, Jashari përmes një shkrimi në Facebook.

“Lajm i mirë për familjen e Gani Dervishaj nga fshati Kostorc, që sot u bë me shtëpi të re, dhe 7 -Familje tjera të cilave i’a kumtuam lajmin se do të fillojë ndërtimi i shtëpive të tyre. Sot, së bashku me humanistin Halil Kastrati, kumtuam lajmin në 7 – familje nevojtare që do të bëhen me kulm mbi kokë, emocione të shumta dhe gëzim i madh. Po ashtu ditë e mbarë ishte edhe për familjen e Gani Dervishaj që dorëzuam çelësat e shtëpisë së re.

Familjet si ajo e Nuredin Meha nga Prekazi, Mehmet Hoxha nga Llausha, Ferat Berisha nga Marina, Minire Sinani nga Tica, Mehdi Veseli nga Baksi, Ramiz Ademi nga Kozhica dhe Lutfi Hoti nga fshati Polac, më nuk do t’a kenë problem çështjen e strehimit, për t’a sot filloi ndërtimi i shtëpive të reja.

Për të gjitha këto shtëpi komuna e Skenderajt participon nga 5000€, ndërsa pjesën tjetër e mbulon shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Faleminderit Hoxhë i nderuar Halil Kastrati, faleminderit bëmirës të dashur kudo që jeni”, ka shkruar Jashari.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles