Site icon Prishtinapress

Skender Hyseni: Hiqeni taksën pa reciprocitet!

Ish-ministri dhe zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni ka sugjeruar qeverinë “Kurti” që ta heq taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës pa kushte shtesë.

Sipas tij, nuk duhet assesi t’i kontestojmë apo edhe t’i kthejmë mbrapsht këshillat dhe sugjerimet e Amerikës, për temat kryesore të cilat do të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të shtetit të Kosovës.

“… duke përfshirë edhe përmes një agjende përzhvillim të hovshëm ekonomik me qëllim të arritjes së një Marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, e cila do të ndërtohet mbi njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Përsëritje me shkas!

Hiqeni tarifën pa reciprocitet!

Dështimet në rrafshin e partneritetit strategjik me SHBA-të, NATO-në dhe BE-në nuk i falen askujt.

Çlirimi i Kosovës, në vitin 1999-të, dhe pavarësimi i Kosovës, në vitin 2008-të, kurrë nuk do të arriheshin pa një vullnet të pashoq të popullit të Kosovës, pa një miqësi shumë të veçantë të Kosovës me SHBA-në dhe me shtetet më të mëdha evropiane, dhe pa intervenimin e NATO-s.

Nuk duhet assesi t’i kontestojmë apo edhe t’i kthejmë mbrapsht këshillat dhe sugjerimet e Amerikës, për temat kryesore të cilat do të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të shtetit të Kosovës duke përfshirë edhe përmes një agjende përzhvillim të hovshëm ekonomik me qëllim të arritjes së një Marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, e cila do të ndërtohet mbi njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mbështetja dhe partneriteti me SHBA-të, është mbi të gjitha. Duhet parezervë t’i japim mbështetje Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Politikës kosovare, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, si rrallëherë më parë i duhet maturi, mençuri, kujdes por edhe vizion për të qenë së bashku në këtë interesin jetik që sërish lidhë Kosovën dhe SHBA-në, ashtu siç ka qenë rasti në vitet e luftës dhe në vitet e pavarësisë!

Skender Hyseni

Exit mobile version