4 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

SKANDALOZE: Policia e bën për spital mërgimtarin e sëmurë nga Zvicra

Rexhep Idrizi së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij kishte ardhur për pushime në vendlindje. Por, atë që më së paku e kishte menduar atij i kishte ndodhur. Siç tregon ai policët kufitar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” e kanë rrahur thuajse për vdekje djalin e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një rrëfim, Idrizi rrëfen se më datën 22.10.2019, ka ardhur në Kosovë, më saktësisht ka hyrë në pikën kufitare te Dheu i Bardh së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij. Siç tregon ai djali të cilin ia ka rrahur policia e Kosovës është në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Pas një pritje në kufij diku rreth 30 minuta, u futen në Kosovë. Duke menduar se polica e sigurimit e veturës sime vlen edhe për Kosovë, ne fare nuk e morëm atë në pikën kufitare. Ne kemi vazhduar rrugën dhe kur arritëm në fshatin Ranillugë, na ndali policia në rruge na i mori pasaportat dhe na urdhëroi të kthehemi sërish për në pikën kufitare ku kemi hyre ne”, rrëfen i emocionuar Idrizi.

Ai më tutje tregon se prej aty janë kthyer edhe një herë në pikën kufitare, ku policëve që kanë qenë aty, ai thotë se u ka kërkuar falje, pasi që nuk e ka ditur se duhet të merret patjetër sigurimi kufitar.

“Unë i thash policit unë e pagova gjobën 150 euro, e paguaj edhe policen, sepse i kam parat, duke debatuar më te afër meje janë ofruar edhe tre policë tjerë. Kur policet u ofruan afër meje njeri nga djemtë e mi, ai që është i sëmurë rënde doli nga vetura”, rrëfen më tutje Idrizi.

Ai tregon se duke debatuar mes vete, njeri nga policet tha se djali im që është i sëmure po na kërcënon, dhe në këto momente sipas tij policia kufitare kanë filluar ta godasin djalin e tij.

“Unë bërtitsha. Merrmëni mua, mos e goditni djalin se e kam të sëmurë, mos i mëshoni djalit se iu mbetet në dorë. Por, pavarësisht lutjeve të mija e morët ata djalin dhe e futën brenda. Aty brenda kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj djalit tim. Djali im aty ka qene duke ndërruar jetë prej torturës, mezi e kanë zgjuar policia sepse ai aty e ka humb vetëdijen” rrëfen i emocionuar më tutje Idrizi.

Ai thotë se menjëherë nga aty djalin e ka dërguar në emergjence, pasi që gjendje e tij shëndetësore ka qenë shumë e keqe.

Ai më tutje ka treguar se për dhunën që ka përjetuar rastin e ka hapur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, por deri më tash nuk është marrë masa ndaj policeve në fjalë, raporton “Front Online”.

“Unë nuk kthena në Zvicrës pa e ditë së çfarë po ndodh me këtë rast edhe kam me i humb me punë e me krejt, por me ju falë këtyre kurrë. Me ma rreh thuajse për vdekje djalin në gjendje të rëndë shëndetësore, kjo për mua është shumë e rëndë” përfundon rrëfimin e tij Idrizi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles