8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Skandaloze: Kurti shoqërohet me kriminelët serbë që kishin luftuar në Bosnje dhe Kosovë (Foto)

Në Shtërpcë, më 15 qershor, pjesë e takimit të Lëvizjes Vetëvendosje ishte edhe krimineli i luftës, Goran Lazarocevic-Robi, si dhe një shqiptar ish-spiun i Serbisë.

Goran Lazarocevic, i ashtuquajtur Robi, ishte pjesë e luftës në Bosnje dhe Kosovë, ku në luftën e Kosovës kishte humbur edhe këmbën.

Ata janë takuar me Albin Kurtin dhe Xhelal Sveçlen, të cilët pas takimit kishin dalë me qëndrimin se “Nuk do ta lejojnë varrosjen e Lepencit”.

Këto fotografi fillimisht ishin postuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por si duket kur e kanë kuptuar që mund të sulmohen nga mediat, nuk kishte shkuar gjatë dhe i kishin fshirë ato.

Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka përdorur retorikë shumë agresive ndaj kriminelëve serbë dhe Serbisë.

Madje, edhe karrierën e tij politike, e ka ndërtuar mbi këtë retorikë, transmeton IndeksOnline.

Ishte kritik i vazhdueshëm i bashkëpunimit të partive politike më Listën Serbe, duke i quajtur shpeshherë ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës si njerëz me të kaluar të dyshimtë, me të cilët si Lëvizje Vetëvendosje nuk do të bashkëpunojë asnjëherë.

Por, në anën tjetër, shoqërimi i tij me kriminelë serbë, që kanë marrë pjesë në shumicën e luftërave në rajon, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë, nxjerr në pah edhe një herë hipokrizinë e tij politike. /IndeksOnline/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles