Site icon Prishtinapress

Skandaloze: IKSHPK e ndryshoi përkthimin studimin e Oksfordit ku Kosova cilësohet si më e suksesshmja për masat anti-Covid

Sipas një studimi të Oksfordit, Kosova është vendi më strikt në Evropë sa u përket masave kundër koronavirusit.

“Kosova (69.44/100) duket të jetë vendi më i rreptë në Evropë përsa i përket përgjigjes së Qeverisë ndaj pandemisë, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë më të ultat me 8.33/100 secila”, thuhet në studimin e Oksfordit.

Por këto të dhëna IKSHKP i ka përshtatur duke shkruar se Kosova është shpallur si vend i sukseshshëm për zbatimin e masave.

IKSHPK ka bërë një postim në faqen zyrtare të saj duke shpërndarë studimin e Universitetit të Oksfordit, mirëpo në shumë paragrafë përkthimi është përshtatur në mënyrë që të duket se cili shtet ka qenë më i suksesshëm, e që e njëjta nuk thuhet në studim.

Por ky postim qëndroi në faqen e IKSHPK-së vetëm dy orë pasi që i njëjti u ndryshua duke u përkthyer qartë.

Më poshtë mund t’i shihni dy versionet.

Exit mobile version