Site icon Prishtinapress

Skandaloze: Biseda që shpërfaq inatet e Vjosës me Hazirin dhe Veliun, këtë të fundit e akuzon për diplomë

Një komunikim që Vjosa Osmani ka pasur me një gazetar kosovar, të cilin Indeksonline e publikon ekskluzivisht, zbulon urrejtjen e saj të madhe për 3 figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Osmani nuk i ka kursyer ofendimet e rënda për kolegët e saj nënkryetarë të LDK-së.

Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, me miratimin e të cilëve është nominuar për kandidate të LDK-së për kryeministre të Kosovës, ajo i ka quajtur “burreca”.

juha e Vjosa Osmanit ka degraduar, sidomos ndaj kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, për të cilin ajo ka thënë se është “analfabet, idiot dhe debill”.

Indeksonline ka siguruar një bisedë midis Vjosa Osmanit dhe gazetarit të një mediumi kosovar, të zhvilluar kohë më parë në Facebook, ku ajo flet në hollësi për betejat e brendshme në LDK.

Osmani tregon se si kishte luftuar për largimin e Isa Mustafës, ndërsa nga biseda duket se bëhet fjalë për një grup më të madh që po përpiqej t’ia bënte gropën kryetarit të LDK-së.

“Kemi bo lufte të madhe nëpër degë, që krejt me kërku largimin e Isës”, thotë Vjosa Osmani.

Në pyetjen e gazetarit se pse LDK nuk po e nominon atë për Kryeministre, Vjosa Osmani përdor gjuhë ofenduese ndaj figurave qendrore të LDK-së, të cilat i quan “burreca”.

“Nuk më nominojnë se burrecat si len inati. Pritja e tyre është që unë komplet mu largu, me ja u lonë në duar atyre”, thotë ajo.

Më pas, ajo shton se nuk do të dorëzohet “para do burrave analfabeta”.

E pyetur për Agim Veliu, Vjosa Osmani thotë se ai është “e keqja më e madhe” dhe “më katastrofa”, ndërsa e akuzon atë edhe për diplomë false.

“Agim analfabeti, që ia kanë bo diplomën brenda natës”, thotë Osmani.

“Atë veç Podujeva mundet me rrëzu”, shton ajo.

Pyetjes së gazetarit se çfarë po kërkon ai, Vjosa Osmani vazhdon me ofendime për kryetarin e Podujevës.

“Ai debill është një idiot i rrezikshëm. Don me pas pushtetin mbi parti”, thotë ajo.

Vjosa Osmani është nominuar kandidate e LDK-së për kryeministre pikërisht me një marrëveshje të arritur midis Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut, me të cilët ajo shihet sot e buzëqeshur në fushatë, por që tani dalin fakte se ajo i kishte luftuar dhe sharë ata.

Më poshtë, mund ta shihni bisedën e plotë të Vjosa Osmanit dhe gazetarit, me video dhe me foto, të siguruar ekskluzivisht nga Indeksonline.

Exit mobile version