Site icon Prishtinapress

Skandali me mishin belg, në Kosovë u shit mish 12 vjeçar

Thertorja famëkeqe belge “Veviba” tentoi të sheste mishin 12 vjeçar në Kosovë, që dërgoi në njërin ndër skandalet më të mëdha të industrisë së ushqimit kohëve të fundit.
Radio nga shteti i Belgjikës “Radio 1” gjatë ditës së sotme ka trajtuar temën e cila është aktualitet në këtë vend dhe në Kosovë, duke marrë përgjigjën e kasapit nga Antwerp, Luc De Laet lidhur me çështjen në fjalë.

“Duhen dy deri në tri javë deri në skadimin e datës së mishit të freskët, dhe kjo nëse ky mish është i vendosur në një dhomë me temperaturë të ulët, sepse nëse është i ndarë në pjesë të vogla atëherë kemi edhe më pak kohë”, thotë ai, shkruan lajmi.net.

De Laet shton se ndodh që shpesh mishi vjen i vjetruar ngase në industrinë e mishit në Belgjikë, shumë sasi përfundojnë në ngrirës (Frigorifer).

“Ngrirja e mishit nuk është diçka e gabuar, për prodhimin e sallamit përshembull, ne duhet të startojmë me mish të ngrirë”, shton De Laet lidhur me jetëgjatësinë e mishit.

Ai shprehet i tronditur që kompania belge ka arritur të shesë mishin 12 vjeçar, pasi që sipas tij maksimumi që produkti i mishit mund të qëndrojë madje edhe në temperaturë minus 30 gradë është 8 muaj”.

“Në një temperaturë prej minus 30 gradë, qëndrueshmëria për mishin mund të zgjatet deri në maksimum 8 muaj, e kam ditur që kompania në fjalë ka shitur mish të ngrirë në një datë të mëvonshme, mirëpo 12 vjetë, janë shumë, un jam i tronditur nga kjo” përfundon ai.

Ndryshe, skandali me mishin e importuar bëri bujë në Kosovë, kur u raportua se në Kosovë po hynin produkte të mishit të vjetra deri në 12 vjet, jashtë të gjitha kornizave të cilësisë ushqimore.

Megjithatë autoritetet kosovare kanë mohuar se ky mish i vjetër plot 12 vjet ka hyrë në Kosovë.

Exit mobile version