“Duhen dy deri në tri javë deri në skadimin e datës së mishit të freskët, dhe kjo nëse ky mish është i vendosur në një dhomë me temperaturë të ulët, sepse nëse është i ndarë në pjesë të vogla atëherë kemi edhe më pak kohë”, thotë ai, shkruan lajmi.net.
De Laet shton se ndodh që shpesh mishi vjen i vjetruar ngase në industrinë e mishit në Belgjikë, shumë sasi përfundojnë në ngrirës (Frigorifer).
“Ngrirja e mishit nuk është diçka e gabuar, për prodhimin e sallamit përshembull, ne duhet të startojmë me mish të ngrirë”, shton De Laet lidhur me jetëgjatësinë e mishit.
Ai shprehet i tronditur që kompania belge ka arritur të shesë mishin 12 vjeçar, pasi që sipas tij maksimumi që produkti i mishit mund të qëndrojë madje edhe në temperaturë minus 30 gradë është 8 muaj”.
“Në një temperaturë prej minus 30 gradë, qëndrueshmëria për mishin mund të zgjatet deri në maksimum 8 muaj, e kam ditur që kompania në fjalë ka shitur mish të ngrirë në një datë të mëvonshme, mirëpo 12 vjetë, janë shumë, un jam i tronditur nga kjo” përfundon ai.
Ndryshe, skandali me mishin e importuar bëri bujë në Kosovë, kur u raportua se në Kosovë po hynin produkte të mishit të vjetra deri në 12 vjet, jashtë të gjitha kornizave të cilësisë ushqimore.
Megjithatë autoritetet kosovare kanë mohuar se ky mish i vjetër plot 12 vjet ka hyrë në Kosovë.