9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

S’ka ushtri, s’ka dorëheqje!

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të dorëhiqet edhe nëse do të vonohet formimi i ushtrisë së Kosovës, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas tyre, opsioni për dorëheqje të Thaçit mund të vijë në shprehje vetëm nëse ky i fundit dëshiron të rikthehet në postin e kryeministrit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Së fundmi Thaçi ka deklaruar se do t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e komunitetit serb për formimin e ushtrisë, ndonëse këta të fundit e refuzojnë kategorikisht ushtrinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partnerët ndërkombëtarë janë që Kosova ta formojë ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë pa votat e deputetëve serbë në Kuvend, të cilët kontrollohen nga Serbia.

Pas vizitës së fundit në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee, Thaçi nuk po e përmend formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç premtonte muajin e kaluar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles