Site icon Prishtinapress

Sipas studimeve, Ronaldo në tregun e sotëm do të vlente 433 milionë euro

Sulmuesi brazilian, Ronaldo, cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ish sulmuesi i Interit, Real Madridit, Milanit e Barcelonës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e futbollit, me driblimet, golat e spektaklin e dhuruar.

10 vite pas pensionimit të tij, sot ende mund të dëgjojmë mendime të tifozëve të futbollit që e cilësojnë Ronaldon nga një planet tjetër, pavarësisht ekzistimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ta themi thjeshtë, ata që e panë duke luajtur kurrë nuk do të bien dakord se dikush mund të jetë më i mirë se Fenomeni. Një burrë dhe një ikonë e futbollit që shënon fëmijërinë e shumë tifozëve të futbollit.

Një pyetje e ngritur viteve të fundit se sa do të vlente Ronaldo sot në futboll, duke se ka marrë përgjigjen.

Sipas një studimi të bëra nga agjencitë sportive, Ronaldo në tregun e ditëve të sotme do të vlente 433 milionë euro, shumë e cila lë pas futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, që verën e kaluar për 222 milionë euro nga Barcelona kaloi te PSG.

Exit mobile version