Avni Sylaj, sipmatizant i PDK-së përmes një letre publike i është drejtuar të parit të kësaj partie Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar largimin e njerëzve të korruptuar nga kjo parti.
Ky aktivist po ashtu përmes kësaj letre publike ka kërkuar nga Veseli, që në procesin zgjedhor të kësaj partie çdo kandidatë të prezantoj vërtetimin se nuk është duke u hetuar nga drejtësia, në atë mënyrë që të dëshmohet sipas tij që PDK hyn në Dekadën e Re me njerëz të pakorruptuar.
Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:
Mesazh per kryetarin e PDK-se z. Kadri Veselin.
Ndegjoje elektoratin tand , ulu me ta , bisedo me ta se te tregojn drejt , ta tregojn rrugen e fitores sepse fitorja e PDK-s eshte fitore per Kosoven.
Kryetari yne z. Kadri Veseli shiqo sot çka ndodhi ne Skenderaj, Sami Lushtaku me arrogance ka ftu ne mbledhhe veq grupin e tij, por kan shku e krejt struktura i kan than se e ke gabim PDK nuk asht prone private e jotja. Struktura e PDK-se njerez te sinqerte qe veq kan punu e kurgja nuk kan perfitu e kan ba horë sot Sami Lushtakun, ata i than nuk je ti PDK-ja , por na jemi PDK ja , prandaj ne nuk ti perfillim vendimet tua per perjashtime. I nxanun ngusht prejt tyre nuk pata çka me ba sot Sami Lushtaku veq me pranu kerkesen e struktures per unitet, kerkes qe ma heret ta kan dergu ty kryetar.
Ata sot deshmuan se Dekada e Re deshirojn me fillu me njerz te sinqert , jo me ata qe keto dekada veq kan perfitu prej PDK-se.
I nderuar z. Kadri Veseli une kam shoke ne Skenderaj me treguan që sot Sami Lushtakut ja kam tregu vendi, me pelqej qendrimi i struktures qe i kishin tha nuk asht partia ata 4-5 veta qe jeni ulë ne krye te tavolines por jemi ne keta te tjeret struktura deri ne fund te zyres. Ju 4-5 veta ne krye jeni qe keni perfitu ne emer tonin, por Dekada e Re asht e jonja eshte per popullin, eshte per Kosoven per njerzit e thjeshte.
Shko në Skenderaj Kadri ndegjoj se te tregojn ka asht rruga e fitores ne Dekaden e Re, po me njerez te arsimuar e atdhetar me njerez te popullit me njerez te thjesht.
Nese Dekada e Re e fillon me njerez me vlera, pa afera korruptive, me njerz te deshmuar e te arsimuar qe e dojn Kosoven dhe punojn per Kosoven, me njerz qe jan me popullin dhe hallet e tij fitoren e ke te garantuar.
Ka kaluar koha e atyre si Sami Lushtaku qe jane ngrit ne kurriz te PDK-s e dhe ne kurriz te pooullit, qe nuk kan kurfar ndjenje e as mirenjohje per asgje perveq privilegjeve per vete dhe familjet e tyre.
Kryetar i nderuar Kadri Veseli kuptoje qartë që populli me te besu se e ke pernjemend Dekaden e Re , deshmoje me kritere te qarta se :
Çdo kandidat per zgjedhje ne PDK duhet ta sjelle vertetimin se nuk eshte nen hetime.. keshtu deshmohet se PDK ne Dekaden e Re hyn me parimet Evropiane, me njerez te sinqerte te pakorruptuar.