Site icon Prishtinapress

Si të bëjmë dallimin midis ftohjes dhe gripit?

Gripi dobëson trupin dhe e bën atë të ndjeshëm për hyrjen e baktereve të cilat më pas shkaktojnë një varg të të komplikimeve. Ftohja dhe gripi shkaktohen nga viruset, por problemi është shpesh në dallimin e tyre në fillim të sëmundjes, për shkak se i kanë disa simptoma të përbashkëta.

1. Kur kanë filluar simptomat e para?

Shenjat e para të ftohjes ndodhin një ose dy ditë pas kontaktit me virusin, zakonisht fillojnë me kruarje dhe ndjesi djegie në fyt që ngadalë përkeqësohet. Gripi fillon në mënyrë të menjëhershme, nga mëngjesi i shëndetshëm dhe për disa orë dhimbje në të gjithë trupin.

– Temperatura e lartë, lodhja, dhimbjet në kyqe dhe muskuj, humbje e oreksit – janë simptomat e gripit, ku regjim i shtratit është i detyrueshëm.

2. Cilat janë simptomat e ngjashme?

Dhimbja e fytit dhe sekretimi nga hunda janë shenjat e para të sëmundjes që ndodhin me grip dhe ftohje. Megjithatë, është një ndryshim të rëndësishëm – tek ftohja, problemet me hundë dhe sinuse zakonisht fillojnë pasi që fyt nuk dhemb më, e ndjekur nga rrjedhjet transparente nga hunda. Te këto simptoma mund të ndihmojnë pijet natyrore për zhbllokimin e kanaleve të sinuseve.

Gradualisht, sekreti I hundës bëhet më i shumtë, më i trashë dhe merr ngjyrë të verdhë, mdërsa hunda është e bllokuar gjatë gjithë kohës. Ditën e pestë situata përmirësohet. Tek inflamacioni i gripit, situata nuk shkon në këtë mënyrë, pra sekretimi nga hunda mbetet i njëjtë për disa ditë pa ndryshuar pamje. Sekretimi gjatë gripit zakonisht nuk bëhet i trashë si gjatë ftohjes, ndërsa kolla zakonisht mbetet e thatë.

3.Si tregon temperatura e lartë nëse është ftohje apo grip?

Bllokim i hundës dhe ndjenja e lodhjes, që rrjedhin si pasojë e ngarkesës nga barra e traktit respirator, te ftohjet shkakton dhimbje koke dhe ndjenjë të lehtë të etheve. Kur bëhet fjalë për gripin, simptoma të tilla janë shumë më intensive dhe trupi menjëherë bëhet për shtrat, me një temperature të lartë deri 40 ° C. Në luftën kundër temperaturës së lartë mund të ndihmojë antibiotiku natyror nga mjalti, xhenxhefili dhe qepa.

4.Kur është koha për pushim dhe shtrirje në shtrat?

Në varësi të virusit që ka shkaktuar ftohjen, bëjmë dallim në mes të simptomave të ndryshme. Ndonjëherë mund të jetë dobësia dhe dridhja, por ato shfaqen gradualisht. Shtrirja në shtrat nuk është e domosdoshme dhe personi i ftohur mund të funksionojë normalisht.

Ndryshe, simptomat e zakonshme të gripit tregohen në sytë e skuqur dhe me lot, ndërsa lëkura duket e lagësht dhe ka një temperaturë të lartë. Dhimbjet në kyqe, humbja e oreksit, nervozizmi, ndjeshmëria në prekje të trupit shkaktojë nevojën e trupit për të pushuar. Tek gripi është i nevojshëm rehabilitimi, regjimi në shtrat, kontakti minimal me mjedisin, dhe sidomos forcimi i sistemit imunitar.

5.Sa zgjatë ftohja apo gripi?

Kulmi i ftohjes zakonisht ndodhë dy deri në tri ditë pas shfaqjes së simptomave, dhe më e keqja kalon qysh pas një jave. Ftohja duhet të tërhiqet plotësisht në tri, maksimalisht katër javë pas sëmundjes. Gripi e lodhë trupin dhe prandaj dhimbja dhe lodhja mund të zgjasin për javë, nganjëherë muaj pas simptomave të para.

Aktiviteti fizik në këtë periudhë bëhet i vështirë dhe i shoqëruar me një sasi të madhe të djersës dhe lodhjes. Gripi i rëndë më tej dobëson trupin dhe mund të shkaktojë dhimbje në zonën e stomakut, kyqeve, muskujve ose të trurit. Nëse për shkak të infektimit me virus në trup fillojnë të depërtojnë edhe bakteret, ky është kërcënim për sëmundje të rënda, të tilla si pneumonia./GazetaExpress/.

Exit mobile version