13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Si raportoi Veton Surroi për vizitën e Slobodan Milloshevicit në Kosovë

Slobodan Milloshevic, si udhëheqës i komunistëve serb dhe i shoqëruar nga ish-lideri komunist Azem Vllasi, do të vizitonte Kosovën në prill të 1987 për t’i takuar serbët dhe malazezët, që sipas tij ishin të rrezikuar në Kosovë.

Fjalimi që do të mbante në oborrin e shkollës fillore të Fushë Kosovës do të ndiqej nga mijëra serb të revoltuar nga kinse maltretimet e që u bënin shqiptarët.

Redaksia e gazetës Rilindja, kishte caktuar, mes tjerëve edhe gazetarin Veton Suroin për ta përcjellë këtë ngjarje që u zgjat më shumë sesa ishte planifikuar.

Gazeta Rilindja kishte raportuar për brohoritjet nacionaliste serbe: Jetën e japim, Kosovën se japim dhe u kënduan edhe këngë revolucionare. Por, të gjitha këto tubime Milloshevici i kishte quajtur si jo-nacionaliste.

Në ballinën e Rilindjes theksohej se zgjidhja e problemit të Krahinës mund të bëhet vetëm në frontin e vëllazërimit e bashkimit. Dhe problemi më i madh i Krahinës dhe Republikës Socialiste të Serbisë sipas Milloshevicit mbetej vetëdija nacionaliste e shqiptarëve të Kosovës.

“Milloshevici përkujtoi se edhe më tej është e pranishme vetëdija nacionaliste për pastërtinë etnike të Kosovës si bashkësi shoqërore – politike e kombësisë shqiptare, tezë të cilën e lancojnë forcat kundërrevolucionare, e prej nga konkludohet në mënyrë logjike se ashtu Krahina edhe faktikisht, por edhe juridikisht do të transformohej në Republikë. Ne me këtë po kacafytemi, si forcat progresive në Kosovë e në Serbi, ashtu edhe në Jugosllavi.”

Më tutje gazeta Rilindja në dy faqet e saj, shkruante se cështja e Kosovës është një problem i madh i shoqërisë por që do të zgjidhet ngadalë.

Edhe vetë Milloshevici nuk ishte i kënaqur me ndryshimet që po ndodhnin në Krahinën Autonome të Kosovës.

“Ai (Milloshevici) me këtë rast përkujtoi masat që po ndërmirren për stabilizim politik, efektet që po arrihen në të gjitha sferat e jetës, dhe premtoi se tempoja e këtyre ndryshimeve në muajt e ardhshëm do të jetë shumë më e shpejtë. Kuptohet se askush nuk është i kënaqur me dinamikën e procesit të stabilizimit, as në Krahinë, as në Serbi e as në Jugosllavi. Megjithatë, procesi është në shpejtim e sipër dhe jam i bindur se kjo dinamikë do të shtohet.”

Gazetarët e Rilindjes shkruanin se në këto takime qenë mbledhur një numër shumë më i madh njerëzish se sa ishin ftuar, dhe jo vetëm nga komunat e tjera kosovare, por edhe nga mjedise jashtë Kosovës.

“Gjersa të mos qiten para gjyqit të popullit krerët nacionalistë shqiptarë nuk mund të flitet për rrjedha pozitive në stabilizim. Aashtu sic është duke u krijuar Kosova e pastër etnike, është duke u krijuar edhe procesi i “pastërtisë” kulturore”.

Por, përveç emocioneve të shumta në tubime u panë edhe shumë insinuata – theksohej në Gazetën Rilindja.

Në fund, Milloshevici kishte thënë se e gjithë Jugosllavia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles