Kohë më parë Radio Kosova e Lirë kishte bërë një përmbledhje të deklaratave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministër, për çështjen e ndarjes së Kosovës. Ndërsa sot kjo redaksi ka mbledhur disa deklarata të reja të Thaçit për korrigjimin e kufijve duke i krahasuar ato me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradianj për po të njëjtën çështje.
Në këtë përmbledhje thuhet se deklaratat e Thaçit dhe Haradinajt janë diametralisht të kundërta, sa i përket mundësisë së ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë.
