Site icon Prishtinapress

Si do të kandidojnë në këto zgjedhje? Flasin nga ARK

Aleanca Kosova e Re akoma nuk ka marrë një vendim se a do të kandidojë vetëm apo në koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

Gazeta Blic ka kontaktuar me deputeten e këtij subjekti politik Mirlinda Sopi-Krasniqi për ta pyetur më gjerësisht, por e njëjta ka bërë të ditur se deri tani nuk kanë marrë asnjë vendim përfundimtar.

Sopi-Krasniqi ka konfirmuar se janë në fazën e bisedimeve dhe se të shtunen do të dalin me një vendim.

“Nuk mundem me i’u konfirmu kurgja, po besoj se deri të shtunen veç merret një vendim në strukturat e partisë, të premten kemi mbledhje në nivel vendi. Deri tani nuk ka asgjë, jemi në fazën e bisedimeve” tha Sopi-Krasniqi.

Gazeta Blic nga burime brenda këtij subjekti politik ka marrë vesh se pritet që AKR-ja të shkojë në një listë të përbashkët me LDK-në por deputetetja Krasniqi ka thënë se deri tani nuk ka asnjë vendim duke mos pohuar dhe as mohuar diçka të tillë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të votës së deputetit Etem Arifi, vendi pritet të shkojë në zgjedhje.

UD. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me subjektet politike për tu dakorduar për një datë të përshtshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Të gjitha subjektet politike janë shprehur të gatshme të shkojnë në zgjedhje.

Exit mobile version