Gjatë këtij takimi, Abrashi dhe Shurdhaj biseduan lidhur me punën dhe nevojat e shoqatës për vitin 2017, përkatësisht për punën e Komisionit për veteranët invalidë nga të gjitha zonat e Kosovës dhe vazhdimin e implementimit të projektit për protezat e invalidëve të luftës, i aprovuar në fundvitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, bën të ditur një njoftim nga MPMS.
“Ministri Abrashi, theksoi që pas konsultimeve dhe pas kompletimit të listave nga Komisioni, Ministria e Punës dhe Mirëqenies do të hapë procedurat për aplikim për shqyrtimin e shkallës së invaliditetit për secilin veteran invalid, sipas aplikimit të tyre bazuar në procedurat e parapara për aplikim në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.
Sipas diskutimeve mes ministrit Abrashi dhe kryetarit Shurdhaj, kompletimi dhe përfundimi i listës së veteranëve invalidë të luftës së UÇK-së pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pas kësaj ministria obligohet të kryejë obligimet ligjore.