Site icon Prishtinapress

Shtyhet për 2 tetor mbledhja e dy qeverive shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka rënë dakord me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që mbledhja e dy qeverive të mbahet më 2 tetor.

Hoti ka thënë se mbledhja e dy qeverive ishte paraparë të mbahet këtë të premte, por për shkak të seancës së Kuvendit është shtyrë.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në Shkodër.

Exit mobile version