9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtohet shporta e konsumit për 2.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin gusht 2019 në raport me muajin e njëjtë të viti të kaluar. Ngritja e çmimeve në djathë dhe vezë kontribuoi më tepër.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djath dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime për transport (3.5%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatë.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: perime -2.6 për qind, me një ndikim të këtij nëngrupi prej 0.1 për qind në IHÇK. Ndërkaq, ASK thotë se shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7 për qind.

ASK tregon se ngritjen çmimeve të konsumit më shumë është vërejt tek bukë e drithëra dhe mish.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajëra dhe yndyra (1.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); prodhime ushqimore, kripë, erëza etj. (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (9.8%); pijet alkoolike (1.1%); duhan (3.0%); veshje (1.0%); këpucë (2.7%); qelq, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.4%); blerje e automjeteve (1.2%); pushime të organizuara (8.7%); kujdes personal (1.3%); gjëra personale (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.9 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatë.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë -3.7 për qind; shërbime për transport -5.0 për qind-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në IHÇK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles