Site icon Prishtinapress

Shtëpia e Bardhë tregon sa diplomatë rusë u dëbuan

Gjithsej janë 23 shtete që kanë dëbuar diplomuar rusë, kurse në përgjithësi numri i të dëbuarve është 137

Shtëpia e Bardhë, me anë të një fotoje në Instagram, tregoi bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria, që dëboi dy diplomatë rusë ditën e hënë, përcjell albinfo.ch.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Sietëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.

Gjithashtu njëri nga vendet që dëboi diplomatët rus ishte edhe Maqedonia, derisa Rusia ka paralajmëruar se do të ketë pasoja.

Gjithsej janë 23 shtete që kanë dëbuar diplomuar rusë, kurse në përgjithësi numri i të dëbuarve është 137.

 

Exit mobile version