Shtatzëna që ishte infektuar me COVID-19, sjell në jetë foshnjën e saj

0
13

Një grua shtatzënë nga Vitia, e cila kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, gjatë ditës së sotme ka sjell në jetë foshnjën e saj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli.

Sipas tij, gjendja e pacientes është stabile, po ashtu edhe e foshnjës.

“Pas qëndrimit 17 ditë në Klinikën Infektike në QKUK për tu trajtuar nga virusi, pas dy javësh ka dal me rezultat negativ dhe sot ka përfunduar lindjen me operacion. Është lindja e saj e tretë, edhe dy lindjet e para i ka pasur me operacion”, ka thënë Ismajli për Telegrafin.

Ismajli po ashtu shtoi se për kurreshtje edhe sot do t’ia bëjnë testin, por siç potencoi ai çdo gjë është në rregull si me shëndetit e pacientes po ashtu edhe të foshnjës së saj.

Ndërkaq, deri më sot rezultojnë dy gra shtatzëna që kanë qenë të prekura me virusin COVID-19, dhe të cilat e kanë kryer procesin e lindjes me sukses, ndërsa një grua shtatzënë me COVID-19 e cila ishte nga Gjakova ka ndërruar jetë më 21 prill. /