15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë veta nga Delegacioni i Kosovës udhëtojnë të hënën për në Uashington

Të hënën drejtë Uashingtonit do të udhëtoj, kryeministri i Kosovës.

Në takimin e 4 shtatorit, Hoti në tavolinën e bisedimeve do të paraqitet vetë i 7-ti. Por vec delegacionit, me kryeministrin do të udhëtojnë edhe stafi përcjellës.

Në takimin me Presidentin serb, pritet të diskutohet për çështjet ekonomike.

Ndërsa është raportuar se këtu mund të jetë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Delegacioni kryesohet nga kryeministri Hoti, të hënën nisen për në Uashington.

Me 4 shtator në Uashington do të vazhdoj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Atje, është paralajmëruar që të diskutohet për cështje ekonomike.

Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti, tashmë duket se e ka kompletuar ekipin me të cilin do të paraqitet në Shtëpinë e Bardh, përballë delegacionti serb.

Delegacioni i Kosovës do të përbëhet nga 7 veta, një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi Xhavit Beqiri.

Përpos këtyre emrave me Hotin dhe të tjerët do të udhëtojnë edhe stafi përcjellës i tyre, që janë këshilltarë dhe asistentë.

Ndrësa, delegacioni i Kosovës do të niset në Uashington, katër ditë para takimit.

Ndërkohë, opozita ka refuzuar ftesën për të marr pjesë në këtë takim.

Por, duket se kryeministri Avdullah Hoti, deri me tani nuk ka biseduar me presidentin Hashim Thaci, para takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Madje, në një përgjigje për gazetën Express, nga Zyra e Presidentit, kanë thënë se  kryeministri nuk ka kërkuar që të ketë përfaqësues nga presidenca në këtë delegacion.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes drejtuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ishte paraparë fillimisht që të ndodh në qershor të këtij viti.

Por, takimi kishte dështuar pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles