19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë të shëruar dhe pesë raste të reja me Coronavirus në Kosovë – shkon në 140 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot janë shëruar shtatë pacientë si dhe janë regjistruar pesë raste me Coronavirus në vendin tonë.

Sipas IKSHPK-së, ka shkuar në 140 numri i të infektuarve në vendin tonë, ndërkaq 23 pacientë janë shëruar nga Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, 1 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe 1 e karantinuar.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .

Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve” thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles