Site icon Prishtinapress

Shqiptarët e Malit të Zi edhe në këto zgjedhje të ndarë

Më 4 shkurt, në Komunën e Ulqinit në Malin e Zi mbahen zgjedhjet lokale, ku garojnë 8 parti dhe 2 koalicione.

Partitë politike shqiptare në këto zgjedhje garojnë të ndara në tre lista zgjedhore dhe janë optimiste për fitoren e tyre, raporton Zëri i Amerikës.

Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare në Mal të Zi, cilësohen si tejet të rëndësishme për këtë komunitet pasi forcat politike shqiptare, që nga pluralizmi në Mal të Zi, e kanë mbajtur pushtetin në Komunën e Ulqinit.

Exit mobile version