11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria ndalon hyrjen e veturave nga Kosova, lejohen autoambulancat, automjetet qeveritare dhe komerciale

Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me coronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të veturave te shëndetësisë, veturave komerciale dhe veturave qeveritare.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Lexoni të plotë njoftimin:

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

Ndryshe, në Shqipëri numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 23, ndërsa një person ka humbur jetën. Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus./

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles