Shqipëria dërgon për herë të parë forcat komando në Kosovë

0
7

Trupat ushtarake shqiptare pas pandemisë do t’iu rikthehen misioneve ndërkombëtare përfshirë edhe Kosovën.

Kështu ka njoftuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një shënimi në Facebook.

Xhaçka thotë se pavarësisht pandemisë forcat ushtarake kanë vijuar stërvitjet për t’u përgatitur për misione.

Ajo ka perënduar se për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në kuadër të trupave të KFOR në Kosovë.

Njoftimi i plotë

Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.

Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë.