Site icon Prishtinapress

“Shpresoj që ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne”, Çitaku reagon pas raportimeve për sulm seksual në një shkollë në Prishtinë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar nëpërmjet Facebookut lidhur me dyshimet se një vajzë e klasës së parë u sulmua seksualisht në një shkollë të Prishtinës.

Çitaku është shprehur e tronditur, por jo e befasuar me ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur.

Po ashtu, ajo ka cekur që fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth, teksa ka thënë se bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri.

Postimi i plotë:

“E tronditur, por fatkeqësisht jo e befasuar me ngjarjen e tmerrshme në shkollën Faik Konica.

Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën.

Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth.

Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri.

Shpresoj që së paku ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne.”

Exit mobile version