Site icon Prishtinapress

Shpërthejnë tifozët në Sofje, Muriqi shënon gol të bukur me kokë dhe barazon gjithçka

Kosova e ka barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Bullgarisë.

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski”.

Sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi, ishte ai që shënoi me kokë për 2-2 në minutën e 64’, duke ngritur në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në “Vasil Levski”.

Ky gol erdhi menjëherë pas inkuadrimit në lojë të Florent Hadërgjonajt në vend të Mërgim Vojvodës dhe Anel Raskaj në vend të Idriz Vocas.

Exit mobile version