Site icon Prishtinapress

Shpend Ahmeti pret në takim kryeministrin Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në zyrën e këtij të fundit në ndërtesën e vjetër të Komunës.

Ky takim ishte planifikuar të mbahej më 28 qershor, por ishte shtyrë një ditë më përpara pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli delegacionin shtetëror që bashkëudhëhiqej nga Ahmeti si jokushtetues.

Ky takim vjen edhe një ditë pasi nënkryetarja e partisë së Ahmetit, Shqipe Pantina dorëzoi nënshkrimet për mocionin e rrëzimit të qeverisë.

“Partia Social Demokrate i ka dorëzuar nënshkrimet e për mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe kurdo që mocioni të vjen në seancë do të kenë edhe 12 vota për rrëzimin e kësaj Qeverie”, deklaroi dje Pantina.

Takimi mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe kreu të Prishtinës është planifikuar të mbahet në ora 11:00.

Exit mobile version