Site icon Prishtinapress

Shpallet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e parë të rregullt të mbajtur sot me dt: 08.05.2020 më vendim unanim kanë vendosur për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Më tej, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporatave të ndërmarrjeve publike. Si rrjedhojë, bazuar në ligjin NP-ve, ligjin e punës dhe rregulloret e brendshme të korporatës, Bordi i përkohshëm ka marr vendim që të fillojnë procedurat për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm thekson se qëllimi i konkursit është të ofrojë mundësinë e konkurrencës për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret profesionale të kërkuara në konkurs. Në të njëjtën kohë, Bordi i përkohshëm ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë një proces shumë transparent në të cilin do të zgjidhet vetëm kandidati/ja i/e cili dëshmon aftësitë profesionale të kërkuara sipas kritereve të paraqitura në konkurs.

Në këtë drejtim Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. ka bërë të ditur se për periudhën tranzitore në këtë pozitë kishin shqyrtuar disa kandidat nga menaxhmenti i lartë i KEK sh.a dhe sipas kritereve përzgjedhëse, ishte emëruar z. Luigj Imeri. Ndërsa tani përmes procedurës së hapur dhe konkurruese u ofron të gjithëve mundësinë për të aplikuar.

Më këtë rast, Bordi i përkohshëm inkurajojmë të gjithë punonjësit e korporatës si dhe kandidatët e tjerë të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet e kualifikimit dhe kriteret e tjera te përcaktuara me konkurs të aplikojnë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK sh.a.

Exit mobile version