8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Shoqëria civile, letër publike Këshillit të Evropës, kundërshtohet kandidatura e ushtarakut rus për raportues të KE-së për Kosovën

Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS ka thënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

“OSHC-të e nënshkruara konsiderojnë se Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës.

Emërimi i tij do të shpie në një periudhë të ngrirjes së raporteve mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës, që do të jetë përcaktuese në raport me qasjen aq të nevojshme për qytetarët e Kosovës në mekanizmat e mbrojtjes të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ky Institut në llogarinë zyrtare në Facebook.

Ndër të tjera, Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS thekson se në këtë moment kyç për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor derisa përpëliten të luftojnë ndikimin e përhapur aktorëve të huaj dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri demokratike që forcon të drejtat e njeriut, është më e rëndësishme se kurrë të ruhet një përkushtim i fortë dhe kredibil i Këshillit të Evropës me rajonin tonë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles