Site icon Prishtinapress

Shkupi goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë prej 2,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, epiqendra e të cilit ndodhet në Shkup, është regjistruar sonte në orën 18 e 04 minuta.

Tërmeti është ndjerë në Shkup dhe në rrethinë me intensitet prej 3 ballësh sipas shkallës evropiane makrosizmike, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Një tërmet me magnitudë lokale prej 1.9 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistrua edhe sot pasdite në orën 16 e 28 minuta, gjithashtu në Rajonin epiqendror të Shkupit, shkruan Alsat M.

Tërmetet janë regjistruar nga rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup.

Exit mobile version