Site icon Prishtinapress

Shkrimtari austriak që mori çmimin Nobel ishte në Prishtinë: Ky ishte mesazhi skandaloz që e përçoi

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili dje mori Çmimin Nobel për Letërsi është një nga personat me të përfolur, për arsye të mbështetjes ndaj politikave gjenocidale të Sllobodan Milloshevicit. Mbështetja e tij ndaj Milloshevicit u dëshmua disa herë, e një nga këtë dëshmi është edhe kjo fotografi e tij e bërë në Prishtinë

I njohur për mbështetjen e tij ndaj Serbisë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO’s Handke ka vizituar Hoçën e Madhe të banuar kryesisht nga serbët. Ai ka bërë një përshkrim për Hoçën, ku siç ka thënë, ka parë shumë kisha që janë të mëdha sa një kolibe e qenit, por megjithatë banorët i quajnë kisha.

Përveç Hoçës, Peter Handke, kishte vizituar edhe Prishtinën, ai në vitin 1996 kishte qëndruar në kryeqytetin e Kosovës, në mbështetje të Sllobodan Milloshevic, i njohur si Kasapi i Ballkanit.

Në fotografin e Handkes e bërë në vitin 1996, shihet një poster prapa tij, në të cilin shkruan, për qëndrimin e tij në Kosovë dhe kërkonte drejtësi për serbët, edhe pse shqiptaret ishin ata që dhunoheshin nga aparatura serbe.

“Peter Handke në Kosovë – Drejtësi për serbët”

Vlenë të theksohet, se viti 1996, ishte viti pas gjenocidit të Srebrenicës dhe kulmi i aparteidit në Kosovë nga regjimi i Milloshevicit.

Kjo foto është edhe një dëshmi që fituesi i Nobelit, është një turp për Akademin Suedeze.

Kjo për shkak se shkrimtari Peter Handke nuk e kishte fshehur simpatinë që ka pasur për ish-presidentin serb, Sllobodan Milloshevici njohur si Kasapi i Ballkanit.

Madje Handke kishte qenë edhe në funeralin e Milloshevicit, ku kishte mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Jam i lumtur të jem afër Sllobodan Milloshevicit, që mbrojti popullin e tij” kishte thënë ai në Sheshin e Lirisë në Pozharevc.

Përveç reagimeve që ngjalli në Kosovë e Bosnjë dhe rajon, kjo ngjarje nuk iu shpëtoi as mediave botërore.

Exit mobile version