Site icon Prishtinapress

Shkon në 6 numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë pacientja 71-vjeçare

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar mbrëmjen e së mërkurës se një tjetër paciente e prekur nga Coronavirus ndërroi jetë në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Pacientja 71-vjeçare nga Tirana ishte në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh nuk arriti të mbijetojë.

Deri më 25 mars, Shqipëria pati 146 raste të konfirmuar, 17 të shëruar dhe 1,041 raste të dyshuara për COVID-19 që janë testuar.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Të mërkurën në Spitalin Infektiv ishin 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar. /Euronews.al/

Exit mobile version