Site icon Prishtinapress

Shkon në 494 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 494, ndërsa është shënuar edhe viktima e 25.

19 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor. Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste. Siç shihet nga grafiku, edhe pse sot j anë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht përpjekjeve te stafeve mjekësore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 251”, njofton zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli.

Exit mobile version