Site icon Prishtinapress

Shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, pas vdekjes së burrit martohet me një pjesëtar tjetër, prokuroria i ngrit aktakuzë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës H.K. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit të vendit.

“Sipas prokurorisë Speciale, e pandehura H.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të viti 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit dhe më tutje për në Siri, ku i është bashkangjitur burrit të saj A.A. i cili veçse vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist “ISIS”, si dhe ka qëndruar atje edhe pas vdekjes së burrit të saj ku ka pranuar pagesë rregullisht nga organizata terroriste “ISIS”.

Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit martohet përsëri me pjesëtarin tjetër të ISIS-it, R.H. dhe gjatë tërë kësaj kohe pas analizimit të bisedave telefonike dhe SMS, kuptohet se e njëjta ka qëndruar edhe më tutje vullnetarisht atje, ku i është gjetur material propagandues në formë të video incizimeve, të sulmeve terroriste të ISIS”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime e pandehura H.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit te vendit.

Exit mobile version