Site icon Prishtinapress

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, emërohet drejtor në një departament të MI’së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shkarkuar sot nga detyra.

I emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar, Bytyqi është shkarkuar sot me vendim të ministrit Arban Abrashi.

Sekretari në largim, Izedin Bytyqi është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.

Nuk janë dhënë ende detaje për këto lëvizje në MI, por ajo çfarë dihet është se Izedin Bytyqi njihet si person i afërm me Abrashin.

Exit mobile version